roze

Obama dekoron Meryl Streep

Aktorja Meryl Streep është dekoruar nga presidenti amerikan Barack Obama me Medaljen e Lirisë, gjatë një ceremonie të mbajtur në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.

obama-streepMedalja është nderimi më i lartë civil dhe jepet për merita të veçanta dhe kulturore. Medalje morën edhe muzikanti i famshëm Stevie Wonder, shkrimtarja Isabel Allende dhe e veja e Robert Kennedy, Ethel.

Gjatë ceremonisë, Obama tregoi se disku i parë që kishte blerë në rininë e tij kishte qenë pikërisht ai i ikonës së muzikës Soul dhe Blues.

“Disku im i parë? Isha 10 vjeç, ndoshta 11 dhe bleva albumin e parë të Stevie”, tha presidenti amerikan, i cili ka bërë edhe shaka. “Edhe Michelle është fanse e madhe e tij, por mos e lini të flasë për Stevien”, tha ai.

Ndërsa për aktoren Streep tha: “E adhuroj, e dua shumë. Bashkëshorti i saj e di, edhe Michelle e di, por nuk kanë ç’të bëjnë”, tha presidenti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button