Bota

Obama kërkon ndërprerjen e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, thotë se janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për të shtuar presionin ndaj Rusisë, për ndërprerejen e operacioneve ushtarake në lindje të Ukrainës.

obamaObama këto komente i ka bërë gjatë të dielës në New Delhi të Indisë, një ditë pas sulmeve me raketa nga ana e separatistëve pro-rusë ku janë vrarë 30 persona dhe plagusr dhjetëra të tjerë në Donjeck dhe Marupol.

Obama ka thënë se nevojitet një konsultim me partnerët ndërkombëtar e veçanërisht me Bashkimin Evropian, për të shikuar mundësitë e ndërprerjes së konfrontimit ushtarak në lindje të Ukrainës.

BE e ka thirrur një takim urgjent të ministrave të jashtëm për datën 29 janar, për të diskutuar rreth situatës në Ukrainë.

Sulmet me raketa në Mariupol kanë ndodhur një ditë pasi që njëri nga udhëheqësit e seperatistëve, ka thënë se rebelët do të marrin kontrollin mbi të gjithë krahinën.

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, në prill të vitit të kaluar, janë vrarë më shumë se 5 mijë njerëz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button