ArteLibri

Orhan Pamuk merr çmimin ‘Aydin Dogan’, vlerësime për mjeshtërinë e tij të lidhjes poetike lindje-perëndim

Shkrimtari turk Orhan Pamuk ka marrë çmimin Aydin Dogan, me vlerësimin se është një nga shkrimtarët më përfaqësues të Turqisë në botë dhe për mjeshtërinë e tij të lidhjes poetike mes lindjes dhe perëndimit.

Aydin Dogan është çmim që ka vlerë prej 50 mijë lirash turke dhe një statujë.

“Nuk jam kompetent sa duhet për të folur për Orhan Pamuk, por dua të them se misioni i tij në botë e ka një vend dhe po ndodhë çdo ditë. Puna e Pamukut mua personalisht më ka inspiruar, mua dhe familjen time. Ky fjali më shumë do ti ngjajë një personi të thjeshtë dhe jo atij në pozitë” ka thënë presidenti i fondacionit, Dogan Boyner.

Çmimi u dha në Stamboll ndërsa u shfaq edhe një film dokumentar ku autori i “Bora”, “Unë jam e kuqja” apo “Fitimtari nuk është i vetëm”, flet për tema të ndryshme letrare dhe sidomos për Turqinë e tij utopike.

Vetë Pamuk, gjatë marrjes së çmimit tha se para 40-të vitesh askush në botë nuk interesohej për letërsinë turke, ndërsa tani kjo ka ndryshuar.

“Sot kemi fuqi që me letërsi të depërtojmë. Ambienti letrar turk ka ndryshuar, e njëjtë duhet të ndodhë edhe me mentalitetin njerëzor dhe atë politik. Letërsia është e mbushur me ëndrrat tona, dëshirat, pasionet, fatin tonë” ka thënë autori.

Orhan Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç’ thotë ai, “me orientim euro-perendimor” (për ndryshim nga e vjetra osmane). Studioi arkitekturën dhe merret me pikturë, pastaj e braktis arkitekturën (pas tre vitesh) dhe fillon gazetarinë ku diplomon më 1976. Jetën e vet dhe mendimet detalisht i përshkruan në veprën autobiografike ‘Stambolli: qytet i kujtimeve’.

Orhan Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç’ thotë ai vet “me orientim euro-perendimor” (për ndryshim nga e vjetra osmane). Studioi arkitekturën dhe merret me pikturë, pastaj e braktis arkitekturën (pas tre vitesh) dhe fillon gazetarinë ku diplomon më 1976. Jetën e vet dhe mendimet detalisht i përshkruan në veprën autobiografike Stambolli: qytet i kujtimeve.

Shkrimtari turk, Pamuk është vlerësuar më disa çmime si ‘Milliyet Press’ për romanin “Xhevdet-begu dhe djemtë e tij”, çmimi Independent për letërsi të huaj 1990 (Independent Award for Foreign Fiction) për romanin “Kështjella e bardhë”, çmimi letrar ndërkombëtar IMPAC Dublin 2000, për romanin “Unë jam e kuqja”, Peace Prize of the German Book Trade 2005, çmim letrar gjerman, si vlerësim pë opusin e tij letrar si dhe Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2006.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button