Ekonomia

OSSHE: Rriten ndjeshëm arkëtimet, sivjet 55 milionë usd investime

Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSHE) Ardian Çela deklaroi sot për mediat, se arrin në 170 milionë usd shuma e mbledhur nga arkëtimet e energjisë së faturuar për periudhën Janar- 25 Mars, ndërsa vetëm në Shkurt u arkëtuan 70 milionë usd, ose dyfish më shumë se e njejta periudhë e vitit të kaluar.
energji-elektrike1“Besojmë se me ecurinë e deritanishme, do të realizojmë objektivin e vendosur: deri në fund të vitit të mbledhim 54.8 miliardë lekë”, tha Çela.
Ai njoftoi nisjen e programit të investimeve 2015.
“Jemi të bindur për të hedhur hapin tjetër, atë të investimeve me vlerë 55 milionë usd”, tha Cela.
OSSHE do të investojë 991 milionë lekë në ndërtimin e nënstacioneve; 2.73 miliardë lekë në ndërtim rrjeti TM dhe Kabina transformimi; 820 milionë lekë në ndërtim rrjet TU ABC; 711 milionë lekë në sistemin e matjes.
Me këto investime OSSHE synon rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në zonat me problematika të mëdha, ato sipas kategorisë së konsumatorëve bazuar mbi analizat e viteve të fundit, përmirësimin e nivelit te humbjeve teknike dhe jo-teknike, rritjen e sigurisë së impianteve, etj.
Në sektorin e nënstacioneve, OSSHE do të investojë në ndërtimin e Nënstacionit 110/ 35 dhe10 kV Çorovodë, fuqizimin e Nënstacionit Qendër, rikonstruksionin e Nënstacionit Golem, nënstacionet në Koçul (Vlorë), Hysgjokaj (Berat), rikonstruksione në 10 nënstacione të ndryshme në Veri si dhe ndertimin e n/stacionit të Gjirokastrës. Këto ndërhyrje janë investime strategjike, që përvec rritjes së cilësisë së furnizimit, ndikojnë në rregullimin e humbjeve teknike.
Në linjat e tensionit të mesëm ndërhyrjet me investime do të përfshijnë ndërtimin e 6 fiderave dalës nga N/st-in 110/20 kV Tirana Qendër, ndërtimin e rrjetit TM në zonën e Kënetës, Spitalles, fiderit 332 n/st Selitë, kalimin në rrjet 20 kV i kabinave të fidërave të N/st Karbit dhe një sërë investimesh të tjera në rajonet Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Shkodër. Këto investime prekin më shumë se 150 km linjë të tensionit të mesem 20 kV, 170 kabina transformimi 6/10/20/0.4 kV dhe përmirësojnë shërbimin për 30 000 abonentë.
Në rrjetin e tensionit të ulët dhe rrjetin ABC, kompania OSSHE do të investojë në zonën e Kënetës, Spitallës, zonat më problematikë të Tiranës dhe rajonet e tjera, ku ka nivel të lartë humbjesh teknike, kryesisht për dobësitë në rrjet dhe pa kushte teknike. “Eshtë domosdoshmëri kryerja e investimeve për kthimin e ketij rrjeti brenda standarteve të kerkuara, që prekin më se 400 km linjë dhe 30 000 abonentë”, tha Çela.
OSHEE do të nisë sivjet edhe investimet për projektet inovative në shërbim ndaj konsumatorit me vlerë afro 5 milionë usd. Ndër to janë info-kioskat, përmes së cilës mund të ndiqet në kohë reale statusi i ankesës apo kërkesës së klientit në kohë reale, pagesa e faturës së energjisë elektrike me kartë bankare, përmes telefonit celular, etj.
OSSHE do të nisë në muajin prill projektin për sigurinë e të dhënave “Smart Maters” (matësat inteligjentë) dhe SCADA.”Puna do të nisë në muajin prill, me vendosjen e 10 mijë copëve”, tha Cela. Sipas tij, ky projekt synon kontrollin në kohë reale të ngarkesës, balancimit dhe të humbjeve në rrjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button