Ekonomia

Panariti: TVSH-ja për prodhimet bujqësore, lehtësi për eksportet

Ministri-Panariti-vizitë-në-Francë-merr-pjesë-në-Panairin-Ndërkombëtar-të-Bujqësisë-466x350Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti i kërkoi prodhuesve dhe tregtuesve të prodhimeve bujqësore që duke nisur nga sot, të pajisen me faturat tatimore të shitjes për çdo transaksion që bëjnë, pasi tani nuk ka më asnjë arsye pse të penalizohen.  Nga sot, ka hyrë në fuqi vendimi që barazon TVSH-në në shitje dhe në blerje për prodhimet bujqësore.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, gjatë një takimi me krerët e shoqatave të prodhimeve bujqësore, deklaroi se “që nga ky moment, prodhimet bujqësore shqiptare tregtohen, eksportohen dhe grumbullohen me 14% më pak të kostos, gjë që i vendos ata në një konkurencë të lirë dhe të ndershme me prodhimet e importuara.”

Sipas ministrit, “kjo është një masë jashtëzakonisht e rëndësishme lehtësuese fiskale për prodhimet bujqësore, që u shkon direkt si përfitim prodhuesve, agropërpunuesve, grumbulluesve, shpërndarësve dhe eksportuesve”. Ai theksoi se kjo masë, heq pengesat më të mëdha ligjore dhe fiskale drejt formalizimit të prodhimit agroindustrial dhe rrit ndjeshëm aftësitë konkuruese të prodhimeve shqiptare me ato të importuara. “Kjo do të shoqërohet direkt me një prani më të madhe të tyre në tregjet e brendshme dhe natyrisht të eksporteve”, deklaroi Ministri.

Panariti theksoi në fjalën e tij se “ajo që kërkohet është një marrëdhënie luajaliteti”. Sipas Panaritit, qeveria shqiptare e mbajti fjalën dhe pritet që edhe operatorët t’i përgjigjen me të njëjtën frymë duke u pajisur me faturat e shitjes, faturat tatimore në çdo transaksion që ata do të bëjnë në proces. “Nuk ekziston më asnjë pengesë që ata të mos pajisen me këtë faturë, sepse barrierat që ata i penalizonin deri tani nuk ekzistojnë më. Nga kjo frymë bashkëpunimi fiton biznesi dhe konsumatori pasi merr produkte me çmim më të ulët, por fiton formalizimi i bujqësisë”, deklaroi Panariti. Kreu i MBZHRAU, tha se tashmë pas heqjes së TVSH-së do të rritet numri i sipërmarrjeve që do të regjistrohen duke i dhënë fizionominë europiane bujqësisë shqiptare.  Ministri Panariti, tha se eksportet bujqësore u rritën me 10 % deri në fund të muajit qershor, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, falë këtyre lehtësive

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button