Bota

Parandalohet një sulm terrorist në Australi, arrestohen 5 adoleshentë

Pesë adoleshentë, të cilët dyshohet se do të kryenin një sulm terrorist ndaj forcave të policisë, janë arrestuar në orët e para të ditës së shtunë në Melburn.

australi55Operacioni i policisë është ende duke vazhduar në periferi të qytetit të dytë më të madh në Australi.

“Pesë të arrestuarit janë nga rrethinat e Melburnit. Të frymëzuar nga militantët e Shtetit Islamik, ata po planifikonin një sulm terrorist ndaj oficerëve të policisë”, shkruhej deklaratën e lëshuar nga policia.

Të dyshuarit synonin të vrisnin policët me thika dhe mjete të tjera prerëse, duke u prerë kokën publikisht, të frymëzuar nga ekzekutimet makabre të të burgosurve perëndimorë nga militantët e Shtetit Islamik.

Policia Federale e shtetit të Viktorias ka deklaruar se grupi i të dyshuarve përfshin dy 18-vjeçarë që mendohet se ishin duke e përgatitur atentatin.

Ndërkohë, një tjetër i së njëjtës moshë akuzohet për armëmbajtje, bashkë me dy të tjerët, ndaj të cilëve për momentin nuk ka një akuzë specifike.

Kohët e fundit Australia ka dërguar qindra ushtarë në Irak për të trajnuar forcat vendase në luftën e tyre kundër Shtetit Islamik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button