Teknologji

Pas suksesit të Passport, BlackBerry mendon për Passport 2

pas-suksesit-t-euml-passport-blackberry-mendon-p-euml-r-passport-2_hdKohët e fundit BlackBerry ka prezantuar modelin e saj të fundit të telefonit të mençur mobil, përkatësisht modelin BlackBerry Passport, e cila me sa duket ka pasur një fillim të mirë në treg, pasi që kompania kanadeze ka njoftuar se ka arritur të shesë 200 mijë njësitë e para të këtij modeli që në ditën e parë të lansimit.

Pas këtij suksesi, kompania menjëherë ka njoftuar se tashmë është duke menduar në krijimin e gjeneratës së dytë të këtij modeli – ose BlackBerry Passport 2.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë BlackBerry, John Chen, kohët e fundit ka konfirmuar se kompania e tij tashmë është duke punuar për krijimin e Passport 2, edhe pse ai nuk ende nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër në lidhje me telefonin më të ri mobil.

BlackBerry ka edhe modele të tjera të telefonave në përgatitje, dhe së shpejti pritet lëshimi i BlackBerry Classic Q20, ndërsa gjithashtu po punohet edhe në krijimin e një koncepti të ri të telefonit, i cili pritet të debutojë në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button