roze

Pattinson planifikon të braktisë Los Anxheles

pattinsonRobert Pattinson po planifikon të shkëputet nga Los Anxheles dhe të rikthehet në vendlindje.

Në një intervistë për revistën “The Independent Radar” 28-vjeçari thotë se nuk e lidh më asgjë me Los Anxheles dhe se këtë e ka kuptuar disa javë më parë.

Pikërisht në këto ditë ai u pa në publik me Tahliah Barnett, këngëtaren britanike që si emër arti përdor FKA. Të jetë kjo romancë në mes të vendimit të Pattinson për t’u rikthyer në Londër?

Kësaj pyetjeje vetëm 28-vjeçari mund t’i japë përgjigjje, por ajo që dihet është se deklarata më e fundit e tij bie në kundërshtim me atë të lëshuar pak kohë më parë nga Londra.

“Kam kaluar dy muaj këtu në Londër dhe mezi po pres të rikthehem në Los Anxheles. Duket sikur jam i lindur për jetën e Los Anxhelesit. Londra më mërzit”, deklaronte ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button