Kronika

Pavion i ri për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare

Në kuadër të veprimtarive që po organizon Ministria e Mbrojtjes me rastin e 70- vjetorit të çlirimit të atdheut, në Muzeun e Forcave të Armatosura u çel sot një pavion i ri për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

IMG_0171-300x200Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke përshëndetur hapjen e këtij pavioni, theksoi se, Shqipëria ishte ndër vendet e para që përfshiu Lufta e Dytë Botërore, si lufta më e përgjakshme e historisë njerëzore. Rreshtimi i Shqipërisë në bllokun e fuqive fituese në këtë luftë ishte në radhë të parë meritë e mençurisë së popullit shqiptar dhe rruga e vetme e duhur për të siguruar ekzistencën e kombit shqiptar. Kjo luftë titanike e shqiptarëve u njoh dhe gjeti mbështetjen e aleatëve tanë të mëdhenj dhe kryesisht të Britanisë së Madhe, misionarët e së cilës luftuan krah për krah me partizanët dhe luftëtarët e lirisë. “Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë lartësohet Lufta Nacionalçlirimtare që bënë shqiptarët kundër bishës më të egër të lirisë së popujve e mbarë njerëzimit, fashizmit. Në këtë qëndresë për jetë a vdekje u ngritën në këmbë rinia, intelektualët, femrat shqiptare, komunistët dhe nacionaIMG_0267listët. Ky bashkim u dëshmua edhe në Konferencën e Pezës, e cila u bë simbol i platformës për bashkim të të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, krahine, ideje në Luftën Nacionalçlirimtare”, tha ministrja Kodheli.

Më tej, ajo u shpreh se, FA Shqiptare, si pasardhëse dhe trashëgimtare e vlerave më të mira të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, po kontribuojnë seriozisht për paqen e stabilitetin në vende të ndryshme të botës, përkrah forcave aleate të NATO-s. Programi i qeverisë shqiptare synon modernizimin e FA, për të siguruar kapacitete operacionale më të mira në përmbushje të misionit te tyre për sigurinë dhe sovranitetin kombëtar, por edhe si faktor paqe e stabiliteti në rajon e më gjerë.

Në fund të fjalës së saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli ka nënvizuar se, hapja e këtij pavioni përbën jo thjesht pasqyrimin e një prej periudhave mëIMG_0169 të ndritura të historisë sonë kombëtare, por në radhë të parë është një vlerësim i sakrificave dhe gjakut që derdhën bijtë e bijat më të mira të popullit tonë për lirinë e prosperitetin e Shqipërisë. Prandaj është një obligim patriotik njohja e respektimi i këtyre sakrificave të popullit tonë, e historisë së tij nga efektivat e Forcave të Armatosura dhe nga brezi i ri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button