Politika

PD: Dëshmitari kyç i akuzës ndaj Ilir Metës për vrasje po torturohet në birucat e policisë

Partia Demokratike ka akuzuar policinë se po torturon dëshmitarin kyç të akuzave të Tom Doshit ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta. Zëdhënësja Oriela Nebiaj tha se PD denoncon metodat e sigurimit të shtetit dhe shkeljen e procedurave ligjore që po përdoren ndaj dëshmitarit Durim Bami.

PD-Orjela_Nebijaj28janar“Partia Demokratike denoncon metodat e sigurimit të shtetit dhe shkeljen e procedurave ligjore që po përdoren ndaj dëshmitarit Durim Bami, personit kyç në skenarin e akuzave për vrasje që rëndojnë ndaj kryetarit të Parlamentit. Deputeti Doshi ka akuzuar kryetarin e Kuvendit se ka porositur pikërisht të ndaluarin e sotëm për ekzekutimin e tij dhe të deputetit Fufi. Prej mëngjesit kur Bami është ndaluar, po mbahet në ambientet sekrete të Policisë së Shtetit, pa avokat dhe nën presion e torturë, vetëm me një qëllim. Që të manipulojnë dëshminë e tij”, tha zëdhënësja Nebiaj.

PD tha se po synohet manipulimi i dëshmitarit, dhe akuzoi kryeparlamentarin Meta dhe kryeministrin Rama se qëndrojnë pas kësaj skeme.

“Deputeti Doshi është shprehur se ka fakte dhe prova, ka dëshminë e tij përmes videos, që ka treguar se është porositur dhe paguar nga Kryetari i Kuvendit për të bërë vrasjen e dy deputetëve. Pak ditë më parë, dëshmitari, personi kyç në këtë skenar mafioz të pushtetit, është tentuar të eliminohet fizikisht përmes vendosjes së eksplozivit në makinën e tij. Partia Demokratike e denoncon këtë akt mafioz me metoda tipike të sigurimit të shtetit, si një manovër gangsterësh në pushtet, për të shpëtuar nga akuza më e rëndë e 25 viteve të fundit. Po synohet manipulimi i dëshmitarit, dhe pas kësaj skeme, njësoj e rëndë si skenari i vrasjes së dy deputetëve, qëndron Ilir Meta dhe Edi Rama”, tha Nebiaj.

 

Më tej PD, nxit Prokurorinë të hetojë çështjen në mënyrë të pavarur. “Nxisim Prokurorinë të marrë menjëherë situatën në dorë, të hetojë në mënyrë ligjore e të pavarur, ta nxjerrë çështjen më të rëndësishme të vendit nga bodrumet e errëta e me tortura të Policisë së Edi Ramës dhe Ilir Metës”, deklaroi zëdhënësja e PD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button