Politika

PD-Duma: Ka ardhur koha të ngrihemi në protestë

Grida-duma-525x350Të ngrihemi e t’i ndalim, ky është sllogani i Partisë Demokratike, që i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë kundër rritjes së çmimit të dritave, kundër të keqes, varfërisë e padrejtësisë që po shkakton qeveria.

Koordinatoria për marredhëniet me publikun në PD, Grida Duma, doli sot në një deklaratë për mediat për të bërë prezent qëndrimin e ri të Partisë Demokratike. “Dy milionë e 100 mijë shqiptarë të varfër, të zhytur në borxhe, pa punë, në antkh për bukën e gojës dhe pa shpresë për të ardhmen, do të vuajnë edhe më shumë nga vendimi që ka marrë Edi Rama për të rritur cmimin e energjisë elektrike. Janë dy milionë e 100 mijë shqiptarë që konsumojnë më pak ose deri në 300 KW energji në muaj, të mbrojtur deri tani me anë të cmimit 77 lekë për KW”, tha Duma.

“Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të ngrihen dhe të bashkohen në protestë, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perendim. Ka ardhur koha të ngrihemi e t’i ndalim”, theksoi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button