Politika

PD: Opozita refuzon kërkesën e maxhorancës për reformimin e AMA-s dhe RTSH-së

luciano-boci2Kërkesën e disa deputetëve të mazhorancës (anëtarë të Komisionit të Medias), që i janë drejtuar opozitës për reformimin e AMA-s dhe RTSH-së, opozita e konsideron si një letër- ultimatum dhe një tjetër tentakulë drejt këtyre institucioneve të pavarura.

Deklarata erdhi të martën nga deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi i cili u shpreh se “ka qenë insistimi i opozitës në komision, për arritjen e një formule për zgjedhjen e anëtarëve të AMA-s dhe RTSH-së, por mazhoranca nuk ka pasur asnjëherë qëllim funksionimin e këtyre institucioneve, por uzurpimin e tyre. Ka mëse një vit që opozita kërkon plotësimin e 3 vendeve vakante për anëtarë të AMA-s, por mazhoranca kishte si qëllim vetëm heqjen e kryetares së institucionit”.

Ndërkohë për  Bordin e RTSH-së pasi u arrit gojarisht konsensus për procedurën, sipas Boçit, maxhoranca refuzoi ta miratonte formulën përkatëse në mbledhjet e 3 e 7 korrikut, duke kërkuar kohë pa fund për reflektim”.

“I bëjmë thirrje mazhorancës të ruajë qetësinë dhe të zbatojë pikë për pikë ligjin. Opozita nuk mund të marrë pjesë në farsat e maxhorancës”, përfundon Boçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button