Politika

PD: Qeveria po bën pazare me shëndetësinë, jep me koncension shërbimin e dializës

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po bënë pazare me shëndetësinë dhe sipas saj, e ka shndërruar shëndetësinë në minierë përfitimesh financiare me koncesionet e njëpasnjëshme që po jep për miqte dhe donatorët e afërt me qeverinë.

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhëneses së saj, Orjela Nebijaj, doli sot në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se “qeveria ka vendosur te jape me koncension prej 61 milione euro për shërbimin e dializës, ku në të vërtetë, sipas eksperteve, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional”.

Nebijaj theksoi se “Qeveria e ka shndërruar shëndetësinë në minierë përfitimesh financiare me koncesionet e njëpasnjëshme që po jep për miqte. Qeveria premtoi shëndetësi, falas por pas dy vitesh shëndetësia është bërë pazari më i madh në vend, kushtet janë në ditën më të keqe, qytetarët po paguajnë më shumë se asnjëherë tjetër, shërbimi është skandaloz, ndërsa miliona euro po përfundojnë në xhepat e klienteles”.

“Partia Demokratike garanton qytetarët se do të anulojë çdo koncesion korruptiv dhe do verë para ligjit përgjegjësit”, përfundoi zedhenesja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button