Politika

PD: Të vendosur t’i shkojmë deri në fund procesit të dekriminalizimit

Partia Demokratike shprehu sot vendosmërinë për të çuar deri në fund procesin e decentralizimit.

Përmes një deklarate për shtyp, deputeti i PD-së, Gerti Bogdani akuzoi kryeministrin Edi Rama se është i vendosur të bllokojë dekriminalizimin me çdo mjet e mundësi që ka në dorë.

Bogdani iu referua çështjes së mandatit të deputetit Mark Frroku, i cili prej 6 muajsh mungon në parlament për shkak se ka hesape për të mbyllur me drejtësinë belge. “Por megjithatë, Edi Rama ia ruan me fanatizëm mandatin në Kuvend”, tha ai.

Po kështu, sipas Bogdanit edhe pse Arben Ndoka deklaroi se e dorëzoi mandatin, sërish rezulton deputet.

Bogdani ndërkohë tërhoqi vëmendjen edhe për emërimet që po kryhen në bashkitë e Tiranë dhe Durrësit, ku sipas tij po emërohen në poste drejtuese persona me precedentë penalë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button