Rajoni

Për gjashtë muaj 71 të vdekur në aksidente

p-euml-r-gjasht-euml-muaj-71-t-euml-vdekur-n-euml-aksidente_hdNë Maqedoni nga aksidentet në komunikacion që kanë ndodhur gjatë gjashtë muajve të fundit kanë humbur jetën 71 veta.

Kjo u theksua sot në një raport të MPB-së, që u prezantua nga ministrja e këtij dikasteri Gordana Jankulovska. Ajo theksoi se numri i aksidenteve në komunikacion është rritur për 4 për qind, dhe se gjatë gjashtë muajve të fundit janë regjistruar 1.716 aksidente me pasoja të rënda, me ç`rast jetën kanë humbur 71 veta.

Vetëm në territorin e Shkupit janë evidentuar 20 viktima.

Jankullovska theksoi se MPB ka shtuar kontrollet, por edhe gjobat ndaj shoferëve të papërgjegjshëm në komunikacion.

Nga data tetë deri më 14 gusht në Shkup policia e trafikut ka gjobitur gjithsej 861 pjesëmarrës në komunikacion, për shkelje të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Kontrolle të tilla po zhvillohen edhe në qytetet e tjera të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button