Te ndryshme

Përgjigjja e shkencës: Përse kur kemi uri, bëhemi agresivë?

Duket se shkenca e ka gjetur përgjigjen e vërtetë se përse qeniet njerëzore bëhen agresive në rast se kanë uri. Arsyeja e nervozizmit në rast të mungesës së ushqimit buron nga një sërë procesesh të cilat përfshijnë trupin kur ka nevojë të ushqehet

A i jeni përgjigjur ndonjëherë keq ndokujt vetëm sepse keni qenë të uritur? Nëse ju ka ndodhur nuk do të thotë domosdoshmërisht të jeni persona të pakëndshëm. Arsyeja e nervozizmit në rast të mungesës së ushqimit buron nga një sërë procesesh, të cilat përfshijnë trupin kur ka nevojë të ushqehet.

Uria dhe agresiviteti

Gjatë tretjes karbohidratet, proteinat dhe yndyrat e gjendura në ushqim transformohen në sheqerna të thjeshtë (si glukoza), aminoacid dhe acid të yndyrshëm.

Këta ushqyes kalojnë nëpër enët e gjakut e më pas shpërndahen nëpër organe të ndryshme dhe muskuj, ndërsa përdoren për të prodhuar energji. Me kalimin e orëve që nga vakti i fundit, sasia e ushqyesve në qarkullimin e gjakut fillon të bjerë. Nëse nivelet e glukozës ulen shumë, truri paralajmëron një situatë rreziku për jetën.

Në fakt, ndryshe nga shumë organe të tjerë dhe inde që mund të  përdorin një shumëllojshmëri të ushqyesve për të ruajtur funksionimin e tyre, truri ka nevojë për glukozë, në mënyrë që të vazhdojë aktivitetin e tij. Kur glukoza arrin në nivele kritike, ne qeniet njerëzore mund ta kemi të vështirë të përqendrohemi; mund të bëjmë gabime banale prej vështirësisë në të folur, ose mund të bëhemi agresivë. Goditja nga uria mund të kursejë shefat dhe eprorët nga përgjigjet e papërshtatshme, por me siguri jo miqtë dhe personat e dashur.

Një përgjigje e dytë e trupit

Përveç rënies së përqendrimit të glukozës në gjak, një tjetër arsye për gjendjen e keqe nga uria gjendet te përgjigjja hormonale e glicemisë. Kur nivelet e glukozës në gjak zbresin poshtë kufirit të caktuar, truri dërgon udhëzime në organe të ndryshme për të sintetizuar dhe çliruar hormone që e kthejnë në një gjende normale. Hormonet e implikuara janë katër: hormoni i rritjes i sekretuar nga hipofiza; glukagoni i sekretuar nga pankreasi; adrenalina dhe kortizoli, të dy të sekretuar nga gjëndrat mbiveshkore.

Këta të fundit, të ashtuquajtur “hormone të stresit” çlirohen në qarkullimin e gjakut në çdolloj situate stresi. Adrenalina ofron një veprim të llojit “lufto ose ik” përballë ndonjë të papriture ose ndonjë situate kërcënuese.

Natyra dhe kultura

Një faktor i tretë i cili lidh “agresivitetin” me urinë është fakti i kontrollimit të gjeneve të përbashkëta. Produkti i një gjeni të tillë është neuropeptidi Y, një përbërës kimik natyral i cili çlirohet në tru kur ne kemi uri. Duke vepruar në një seri receptorësh, përfshirë receptorin Y1, stimulohet pangopësia. Përveçse ka një veprim mbi tru për të kontrolluar urinë, neuropeptidi Y dhe receptori Y1 shërbejnë edhe për të rregulluar nervozizmin dhe agresivitetin.

Ndërkohë kush ka nivele të larta të neuropeptidit Y në lëngun cerebrospinal, ka tendencë të jetë shumë impulsiv. Agresiviteti prej urisë është një lloj mekanizmi mbijetese i vënë në akt si nga njerëzit ashtu edhe nga kafshët, kundër rrezikut të zhdukjes. Gjithsesi, nëse komponenti biologjik ka padyshim një rol të rëndësishëm në menaxhimin e urisë, ekzistojnë edhe variable të tjera psikologjike. Agresiviteti ndërpersonal, në fakt, varet shumë nga kultura e përkatësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button