ParlamentareQeveritare

Përshëndetjet e personalizuara të Kryeministrit

Kryeministri Rama ka përzgjedhur një formë të re komunikimi me pensionistët: duke iu drejtuar në emër. Pas letrës që i dërgoi rreth dy muaj më parë, këtë herë shefi qeverisë iu drejtua nga foltorja e parlamentit.

Çdo pensionist në Shqipëri ka patur fatin të marri letër që ju është drejtuar personalisht nga Kryeministri. Në janar Rama i kërkoi ndihme me perulesi e mirenjohje qe te nxisnin femijet, nipërit, mbesat apo te afermit e tyre qe paguajne kontributet e sigurimit shoqeror.
Dy muaj më pas, këtë herë jo të gjithë, por vetëm disa prej tyre përshëndeten drejtëpërdrejtë nga foltorja e parlamentit.
I bindur se kërkesën ia kanë dëgjuar duke e faktuar edhe me shifrat e rritura të kontributeve, Kryeministri Rama këtë herë i tregon pensionistëve se edhe ai e ka mbajtur premtimin.
Dhe të gjitha këto nëpërmjet një forme të re komunikimi, atij të personalizimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button