Kronika

Personalitete të vendit urojnë besimtarët për festën e Fiter Bajramit

Kryeministri-Edi-Rama-takoi-kreun-e-Komunitetit-Mysliman-te-Shqiperise-Skender-Bruçaj-me-rastin-e-Festës-së-Fitër-Bajramit-Foto-Agim-Dobi-525x350 Personalitetet më larta të vendit, përfaqësues të politikës, trupit diplomatik, qytetarë etj, i përcollën sot urimet më të mira besimtarëve myslimanë shqiptarë dhe drejtuesve të Komunitetit Mysliman për festën e Fiter Bajramit.
Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani, Kreu i PD-së Lulzim Basha deputetë, etj, vizituan sot selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku uruan kryetarin e tij, Skënder Bruçaj dhe të gjithë besimtarët për këtë ditë të shënuar.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në urimin e tij për të gjithë shqiptarët për festën e Fiter Bajramit, tha se kjo është një ditë për të reflektuar për një të ardhme më të mirë.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta uron kreun e Komunitetit Mysliman te Shqiperise  Skender Bruçaj me rastin e Festës së Fitër Bajramit Foto Agim Dobi

“I uroj të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve myslimanë gëzuar Fiter Bajramin. Është një ditë kur duhet të tregohemi më të gatshëm për të reflektuar për një të ardhme më të mirë për gjithë vendin. Sot është një festë që nuk duhet të ndikohet nga zhvillimet e javës”, u shpreh kreu i Kuvendit Ilir Meta, njëherësh kreu i LSI.

Pas vizitës në Komunitetin Mysliman, edhe Presidenti Bujar Nishani përcolli mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët myslimanë, ndërsa shtoi se “Nderojmë klerikët myslimanë që kontribuuan për vendin”.

Në deklarimet para mediave për festën e Fiter Bajramit zyrtarë të lartë të vendit nuk pranuan të bëjnë komente rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button