Kosova

Peticioni i opozitës, 171 mijë nënshkrime

Opozita në Kosovë bën të ditur se ka mbledhur 171 mijë nënshkrime në peticionin, ku kërkohet që “qeveria të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”.

“Qytetarët po flasin qartë: Serbia nuk mund të futet në Kosovë. ‘Zajednica’ nuk mund të kalojë!”, shprehet LVV në një njoftim.

Opozita shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë-Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në kundërshtim të marrëveshjeve, opozita ka bojkotuar tre mbledhjet e kaluara të Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, bojkoton edhe komisionet parlamentare, ndërsa dje ka hedhur edhe gaz lotësjellës në “aksionet simbolike” protestuese të bllokimit të seancave plenare të Kuvendit të Kosovës që nga fillimi i sesionit vjeshtor.

“Opozitës i është dashur të përdorë gazin lotsjellës për ta vazhduar bllokimin e Kuvendit të Kosovës, të enjten, por ky përshkallëzim i situatës është dënuar nga shumë anë, duke i siguruar edhe një përkrahje ndërkombëtare shtesë koalicionit qeverisës”, shkruan sot shtypi kosovar.

“Skenat kaotike të së enjtes në Kuvend janë dënuar nga presidentja, qeveria dhe nga përfaqësitë diplomatike në Kosovë”, theksohet me kryetitullin “Opozita përshkallëzon bllokimin me gaz, dënohet nga shumë anë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button