Kronika e zeze

Pogradec, policia zbulon një varkë bosh në liqen, dyshohet se 2 të rinj janë mbytur

pogrdecPolicia e Pogradecit dyshon se dy persona janë mbytur në liqenin e Ohrit. Gjetja e një varke bosh në ujërat e liqenit, brenda të cilës ndodheshin sendet personale të 2 personave ka vënë në lëvizje policinë që ka nisur menjëherë kërkimet.

Nga verifikimet e deritanishme dyshohet se personat e mbytur janë 2 të rinj nga fshati Libonik i Korçës, 18-vjeçari Ardian Kosturi dhe 14 vjeçari me inicialet A.Kula. Varka e boshatisur është konstatuar rreth mesditës ndërkohë që ende nuk ka informacion për fatin e personave të zhdukur edhe pse kërkimet e polumbareve vazhdojne.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button