Kronika

Policia: Kultivuesit e kanabisit janë në zonat urbane

Kultivuesit e vërtetë të kanabisit ndodhen në zonat urbane, ndërsa punëtorët që prashisin parcelat me kanabis janë nga zona e Dukagjinit”.

Ka qenë kjo deklarata e drejtorit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Policinë e Shtetit, Skënder Kalemi, gjatë një prononcimi për mediat në përfundin të operacionit të koduar “Brashta” në zonën e Dukagjinit.

Mbi 30 000 rrënjë kanabis sativa të asgjësuara është rezultati i operacionit “Brashta” në komunat e Shalës dhe Shoshit gjatë 48 orëve të kaluara.

Superaksioni i policisë ka nisur pas monitorimit të këtyre zonave nga ajri në bashkëpunim me “InterForcen” italiane, ku edhe janë identifikuar parcelat me kanabis të cilat janë asgjësuar më pas pas ndërhyrjes së 450 forcave të efektivëve të policisë, të Forcave të Ndërhyrjes së Shkodrës dhe Tiranës si dhe forcave speciale RENEA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button