Kronika

Policia përgënjeshtron mediat: Nuk ka asnjë protestues të ndaluar

0301-POLICIA-SHTETIT-554x350161Policia e Shtetit nuk ka ndaluar asnjë qytetar pjesëmarrës në tubimin e organizuar nga PD, thuhet në një komunikatë zyrtare të Policisë së Shtetit, ku përgënjeshtrohen zërat mbi ndalimin e disa protestuesve nga uniformat blu.

“Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se, lajmet e publikuara nё disa media mbi ndalimin nga policia tё qytetarёve pjesёmarrёs nё tubimin e organizuar nga subjekti PD, pёr mungesё tё dokumentacionit tё identitetit, nuk janё tё vërteta”, theksohet në komunikate.

“Nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё asnjë rast nuk ёshtё ndaluar apo penguar ndonjë qytetar, pёr tё marrё pjesё nё kёtё tubim, pёr kёtё shkak apo edhe pёr shkaqe tё tjera. Policia e Shtetit, nënvizohet në komunikate, garanton qytetarёt se janё marrё tё gjitha masat pёr tё siguruar mbarёvajtjen e tubimit”.

Protestat-e-PD-Policia-Rrugore-vezhgon-situaten-1
Protestat e PD Policia Rrugore vezhgon situaten

Masat e Policisë për protestën që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Policia e Tiranës ka publikuar një ditë më parë masat e marra për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas protestës së Partisë Demokratike, që parashikohet të nisi sot në orën 12:00.

Sipas një komunikate për shtyp, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë të gjitha  masat për rendin e sigurinë per zhvillimin normal të marshimit protestë dhe duke filluar nga ora 10.00  nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

Do të bllokohet totalisht qarkullimi i mjeteve  duke  filluar nga 11.00 deri në orën 16.00 të ditës së sotme dhe nuk do të lejohet parkimi në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe Sheshin “Italia”.

Policia e kryeqytetit ka marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të marshim – protestës para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti politik.

Related Articles

Nje koment

  1. O sali po te vjen litari ne shtrengim byroja hetimeve do ti laj hesapet me ty dhe banden tende dhe klyshin e vogel lulushin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button