Kronika

Policia publikon masat për 28-29 Nëntorin, në fokus dhe shërbimet kufitare

Policia e Shtetit, në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, ka planifikuar e vënë në zbatim një sërë masash në të gjithë vendin, me synim garantimin e sigurisë publike dhe garantimin e mbarëvajtjes së të gjitha aktiviteteve festive, që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve.

0301-POLICIA-SHTETIT-554x35016Gjatë ditëve të festave, masat e strukturave qendrore e vendore të policisë, janë përqendruar në drejtim të garantimit të qetësisë publike, kontrollit të plotë të territorit, menaxhimit të trafikut rrugor, rritjes së sigurisë rrugore në të gjitha akset e vendit, rritjes së standardeve të shërbimit në pikat e kalimit kufitar, sigurimit të një shërbimi policor në përputhje me etikën, si dhe krijimit të një mjedisi sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët.Protestat-e-PD-Policia-Rrugore-vezhgon-situaten-1

Masa të posaçme janë ndërmarrë lidhur me garantimin e mbarëvajtjes së të gjitha aktiviteteve masive që do të zhvillohen, duke përcaktuar shërbimet përkatëse policore që do të angazhohen me detyra konkrete për krijimin e kushteve për zhvillimin normal të këtyre aktiviteteve. Në kuadër të këtyre masave po bashkërendohen veprimet me autoritetet vendore dhe të gjitha institucionet e përfshira.

Po ashtu janë përforcuar shërbimet e Policisë Rrugore, me synim parandalimin e aksidenteve, mbajtjen nën kontroll të trafikut, moslejimin e bllokimit të rrugëve, si dhe për garantimin e një lëvizje e qarkullimi pa probleme të të gjithë përdoruesve të rrugës.

0601-KAKAVIJA-525x350Vëmendje e veçantë në këtë drejtim i është kushtuar përforcimit të shërbimeve që lidhin pikat kufitare me akset kryesore të vendit. Në ato raste kur do të evidentohen automjet, të cilat qarkullojnë të organizuara në drejtim të qyteteve të Tiranës apo Vlorës, do të bëhet shoqërimi stafetë i tyre. Ndërkohë në Pikat e Kalimit Kufitar është planizuar personel shtesë, me synim menaxhimin sa më mirë dhe pa vonesa të fluksit të lëvizjes së qytetarëve vendas e të huaj.

Në kuadër të këtyre masave me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit do të kalojnë në shërbim të përforcuar nga ora 22:00 e ditës së sotme, datë 27 nëntor, deri në datë 30 nëntor.

Policia e Shtetit, duke i uruar të gjithë qytetarëve festat e nëntorit, i garanton se të gjithë punonjësit e policisë do të jenë të angazhuar maksimalisht për të garantuar rend e siguri dhe për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve festive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button