EkonomiaParlamentare

Pr/ligji “Për turizmin” diskutohet sot në seancë të posaçme

Kuvendi mblidhet të hënën pasdite në një seancë të posaçme për të diskutuar projektligjin “Për turizmin”. Ashtu sikurse ndodhi edhe me ligjin “për arsimin e lartë”, Konferenca e Kryetarëve vendosi t’i kushtojë një seancë të veçantë diskutimit të këtij drafti, pas mosmarrëveshjeve mes palëve në shqyrtimin e tij.

Ligji i ri ‘për turizmin’ që synon të rrisë numrin e turistëve dhe të investimeve në turizëm parashikon standardizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese, sipas yjeve.

Sipas përfaqësuesve të qeverisë ky proces mund të kryhet me asistencën e një kompanie të huaj.
Seanca e sotme pritet të shënojë dhe fundin e sesionit parlamentar të verës, që do të rinisë të hënën e parë të shtatorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button