Kronika

Prodhohen për herë të parë pasaporta biometrike për azilantët në Shqipëri

Ministria e Brendshme ka prodhuar pasaporta biometrike për persona që kanë përfituar statusin e refugjatit dhe azilantit.

Në bashkëpunim me Qendrën e Personalizimit, u prodhuan dokumente me standarde të larta sigurie. Një refugjat ose azilant i pajisur me këtë pasaportë mund të udhëtojë lirshëm brenda dhe jashtë shtetit, i cili ka pranuar t’i sigurojë mbrojtje atij.

Ky dokument ndihmon këto dy kategori personash të përfitojnë arsimim, trajnim, punësim apo bashkim familjar. Në këtë mënyrë, qeveria shqiptare zbaton Konventën e Statusit të Refugjatit të vitit 1951, Protokollin e saj të vitit 1967 dhe Konventën për statusin e personave pa shtetësi.

Nga 148 shtete palë të Konventës së Gjenevës në lidhje me statusin e refugjatit, Shqipëria renditet në listën e vetëm 32 shteteve që e ofrojnë këtë të drejtë, tashmë konkrete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button