Kosova

Prokuroria me mekanizëm për shënjestrimin e rasteve të rënda

prokuroria-me-mekaniz-euml-m-p-euml-r-sh-euml-njestrimin-e-rasteve-t-euml-r-euml-nda_2_hdUshtruesi i Detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka njoftuar se është funksionalizuar mekanizmi lidhur me përzgjedhjen apo shenjëstrimin e rasteve më të rënda në Prokurorinë e Shtetit që ka për qëllim të caktoj 50 rastet më të rënda në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ndërsa, ky mekanizëm sipas koordinatorit kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, Shqipdon Fazliu, është themeluar në bazë të një rasti të ashtuquajtur kompania “Hib Petrol”, por që sipas tij, në asnjë rast nuk paragjykon rrjedhën përfundimtare të hetimit.

Kryeprokurori Hoxha, ka shtuar se funksionalizimi i këtij mekanizmi është i bazuar në planin strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit mes prokurorit të shtetit dhe agjencive që e zbatojnë ligjin në Kosovë si dhe procedurave standarde të veprimit për përzgjedhjen e shënjestrave të krimeve të rënda dhe bashkëpunimit ndër institucional.

Sipas tij, procedura e përzgjedhjes së shënjestrës është një metodë e cila veprat më të rënda që kërkojnë bashkëpunim ndër agjenci mund të luftohen në mënyrë efektive.

Kurse, objektivi i procedurës standarde të veprimit, sipas tij, është që të parandaloj, zbuloj, hetoj dhe të ndjek veprat më të rënda përmes koordinimit të harmonizuar të veprimeve të autoriteteve kompetente duke qenë të gjithë në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe kërkesat që kanë të bëjnë me udhërrëfyesin e BE-së, për liberalizim të vizave.

“Qëllimi i këtij mekanizmi është caktimi i 50 rasteve më të rënda në sistemin e drejtësisë në Kosovë të cilat do të trajtohen me urgjencë nga të gjitha agjencitë që e zbatojnë ligjin. Personat kyç që do të sigurojnë zbatimin e këtij mekanizmi janë: prokurori, Shqipdon Fazliu, koordinator kombëtarë për luftimin me krimit ekonomik dhe prokurori Elez Blakaj, i cili përfaqëson zyrën e kryeprokurorit të shtetit”, ka pohuar Hoxhaj.

Shqipdon Fazliu, koordinator kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, ka shtuar se ky dokument strategjik është marrë nga praktikat më të mira të shteteve të Bashkimit Evropian si dhe është një dokument që sipas tij, gjendet në strategjinë kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo formale si dhe krimeve financiare si dhe planit të veprimit sa i përket periudhës së viteve 2014 – 2018.

Ndërsa, Elez Blakaj nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, është zotuar se do të bëjnë përpjekje t’i respektojnë të gjitha standardet që ndërlidhen me respektimin e lirive dhe drejtave të pandehurve në procedurë pa paragjykuar.

Ndryshe, pjesë e hetimeve sipas tyre do të jenë edhe figurat politike edhe kompanitë e mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button