Politika

PS: Të enjten votohet shkarkimi i Cefës dhe Lelçajt

grupi-i-psMaxhoranca do të votojë të enjten në seancë shkarkimin e nënkryetari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj. Vendimi u mor sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist.


Në mbledhjen e Kuvendit ditën e enjte deputetët do të votojnë mbi raportin që ka hartuar komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e dy anëtarëve. Raporti përfshin shkeljet kushtetuese dhe ligjore të anëtarëve Cefa e Lelçaj si dhe disa propozime që janë bërë për përmirësimin e akteve nënligjore për të përshtatur ligjin e KLD-së dhe Konferencës Gjyqësore me atë të konfliktit të interesit.

Gjatë mbledhjes është diskutuar gjithashtu edhe për ndryshimet në ligjin e akcizave, i cili ishte parashikuar të votohej në mbledhjen e të enjtes së kaluar në Parlament. Burime nga grupi parlamentar socialist bëjnë të ditur për “Panorama Online” se ky projektligj do të shtyhet për javën e ardhshme, pasi ende nuk është bërë gati për në seancë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button