Te ndryshme

Psikologji, gjërat që njerëzit me shëndet të mirë mendor nuk i bëjnë

Shpesh dëgjojmë këshillën ‘mendo pozitivisht dhe gjëra të mira do të ndodhin’, fjalë të tilla supozohet ta bëjnë një person të ndihet më mirë për veten e tij dhe ta bëjnë atë të harrojë mendimet e këqija e të jetë i fortë mendërisht.

pozitivShëndeti mendor mund të krahasohet me atë fizik, si për shembull një person që shkon çdo ditë në palestër dhe ha mirë, ka një trup të mirë ose në rastin e shëndetit mendor, një mendje të qetë. Përkundrazi, një person që nuk bën asnjë aktivitet fizik dhe që ha keq, do të ketë trup jo të mirë dhe në rastin e shëndetit mendor ai do të jetë i dobët mendërisht.

Ja 10 gjërat që nuk bëjnë njerëzit e shëndetshëm mendërisht.

1. Nuk ndiejnë keqardhje për veten. Shumë nga problemet e jetës janë të pashmangshme, por të ndiesh keqardhje për veten, kjo është një zgjedhje që mund ta bëjë çdokush. Njerëzit që kanë besim te vetja, nuk ndiejnë keqardhje, por hartojnë plane që të luftojnë problemet dhe t’i zgjidhin ato.

2. Nuk dorëzojnë pushtetin. Fjalë si ‘vjehrra ime më mërzit’ apo ‘shefi im më bën të ndihem keq për veten’ janë tipike të njerëzve që vendosin ta dorëzojnë fuqinë e tyre te të tjerët. Nëse dëshironi të zgjidhni diçka që ju shqetëson, atëherë merrni përgjegjësi të plotë dhe jepini vetes fuqinë për ta zgjidhur problemin.

3. Nuk i tremben ndryshimit. Ndonëse ndihemi më të sigurt të bëjmë gjërat që i njohim më mirë dhe që na bëjnë të ndihemi rehat, njerëzit e shëndetshëm nga aspekti mendor provojnë vazhdimisht gjëra të reja, sepse ata duan të provojnë mundësi të ndryshme për të arritur lumturinë.

4. Nuk humbin energji mbi gjërat që nuk i kontrollojnë dot. Ne shpesh shqetësohemi për shumë gjëra, por një person që është mendërisht i fuqishëm, nuk e humbet energjinë e tij duke pranuar gjëra që janë jashtë kontrollit të tij. Të tillë njerëz të fortë pranojnë atë që nuk e ndryshojnë dot, dhe përpiqen të bëjnë më të mirën për të ndryshuar veten, atëherë kur duhet. Përqendrojeni edhe ju energjinë tuaj te gjërat që ju japin më tepër kënaqësi, në vend të atyre që ju mërzisin.

5. Nuk shqetësohen për të kënaqur të tjerët. Njerëzit e mirë duan t’i kënaqin të gjithë, por kjo është e pamundur. Ata që janë të fortë mendërisht përqendrohen të kënaqin veten dhe të lënë mënjanë dëshirat në ndryshim të të tjerëve. Ata që bëjnë veprime duke u nisur nga ideja e të tjerëve, nuk janë në rregull me sigurinë te vetja.

6. Nuk e kanë problem të marrin rreziqe. Çdo ditë njerëzit bëjnë shumë zgjedhje, por të bësh një zgjedhje që nuk është e sigurt, kjo do guxim të madh, si dhe shumë siguri te vetja. Njerëzit të cilët janë të qetë në mendjen e tyre dhe që ndërmarrin rreziqe me vetëdije, duan të ecin përpara dhe kjo është e vetmja mënyrë. Ata që nuk rrezikojnë dhe tremben, janë tipikë për njerëz të cilët duan të mbeten në ‘shpellën’ e tyre të frikësuar nga çdo gjë.

7. Nuk kapen pas së shkuarës. Çfarë iku, nuk kthehet më. Kjo është diçka që e kanë kuptuar shumë mirë ata që kanë një shëndet të mirë mendor. Të kapesh pas së shkuarës nuk do të thotë se mund ta ndryshosh atë, ndaj bëhuni të fuqishëm dhe ecni përpara drejt së ardhmes.

8. Nuk përsërisin gabimet. Çdokush mëson nga gabimet e tij, por ata që janë të fortë në personalitet dhe në njohjen e vetes, e kuptojnë që gjërat nuk mund të vazhdojnë gjithnjë në të njëjtën mënyrë, ndaj gjejnë rrugë të ndryshme për të arritur aty ku duan.

9. Nuk heqin dorë kur dështojnë. Nëse diçka është e vështirë, atëherë kjo është rruga e duhur. Ata që i kanë ndërtuar ‘muskujt’ e tyre mendorë ashtu si të tjerët në palestër nuk tremben nga vetja dhe nga të tjerët, por ecin përpara me vendosmëri duke parë qëllimin dhe jo rrugën.

10. Frika nga vetmia. Për sa kohë keni veten, keni të gjithë botën. Shpesh njerëzit bëjnë një pakt me djallin dhe e shesin veten e tyre për të qenë të pëlqyeshëm nga të tjerët. Nëse e bëni këtë, kjo do të thotë se jeni të paqëndrueshëm dhe keni nevojë për këshillim. Pranojeni veten dhe mos u trembni nga vetmia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button