Kronika

Publikohet videoja e momentit të ekzekutimit të Artan Santos, 23 sekondat fatale

timthumbParkimi – Në sekondat e para të videos, automjeti i zotit Santo dhe motori ndalojnë pothuajse njësoj. Afër automjetit është një person që sapo dëgjon të shtënat, largohetVrasja – Autori e qëllon Santon sapo zbriti nga dera e pasagjerit të makinës. Bankieri bëri tre hapa të shpejtë dhe u shtri në trotuar. Autori e ndoqi dhe e qëlloi përtokë

Largimi – Më pas, vrasësi shkon me shpejtësi drejt motorit, ndërsa i drejton armën edhe punonjësit të policisë, që lë në mes të rrugës motorin dhe fshihet pas një peme

Vrasja e bankierit

Filmimet/ Santo u qëllua fillimisht pas shpine, autorët e ndoqën disa metra dhe e goditën në kokë

Detaje

Polici – Polici ka mbërritur në vendngjarje orën 09:16:00, ndërsa ka qenë vetëm disa metra larg motorit të vrasësve dhe makinës së viktimës. Pasi dëgjoi krismat, u largua

Autorët – Kanë qenë me një motor, me cilindratë të madhe. Ata mbanin në kokë skafandra dhe ishin veshur me rroba të zeza. Njëri qëndronte në timon, ndërsa tjetri kishte në dorë një revolver

Viktima – Udhëtonte me mjetin Mercedez. Sapo ndaloi makina, ai u qëllua befasisht. Bëri rreth tre hapa dhe u shtri në trotuar, ndërsa autorët e qëlluan sërish, duke e vrarë në vend

09:15:52

Ishte ora kur në afërsi të bankës në zemër të Bllokut ka mbërritur i pari automjeti i Artan Santos, një Mercedez i zi. Automjeti po vinte nga rruga e Kryesisë së Kuvendit dhe ka kthyer me drejtim nga kryqëzimi i Librit Universitar. Pas tre sekondash, saktësisht në orën 09:56, automjeti ka ndaluar para bankës, ndërsa menjëherë pas tij ka qenë motori i dy autorëve, i cili ka ndaluar thuajse njëkohësisht me Mercedez-in e Santos. Në vendngjarje shikohet një person që qëndron në afërsi të automjetit, madje vetëm pak metra larg tij, ndërsa në rrugë kalon një grua, ndërsa para makinës kalon edhe një person me biçikletë.

09:16:00

Në këtë kohë, zoti Santo ka dalë nga dera e pasagjerit e krahut të djathtë të automjetit, me fushëpamje nga godina e bankës ku dhe punonte, ndërsa rreth dy metra larg tij ishte një person. Në këtë fragment, autorët kanë qëlluar për herë të parë bankierin Artan Santo, i cili sapo kishte hapur derën e makinës. Personi që ndodhej aty pranë largohet, ndërsa bankieri ul kokën dhe tenton të largohet. Në këtë kohë, në orën 09:16:00, disa metra larg vendit të ngjarjes, mbërrin edhe një efektiv policie me motor, i cili qëndron në mes të kryqëzimit. Dy sekonda më pas, të gjithë personat në vendngjarje largohen prej andej, ndërsa bankieri me kokën ulur shpejton hapat. Në orën 09:16:03 shihen afër njëri-tjetrit bankieri Santo dhe një prej autorëve, që mban në duar një pistoletë. Nuk shihen qartë të shtënat, por ajo që evidentohet është se Santo ka bërë vetëm tre hapa dhe është rrëzuar në trotuar. Një sekondë më pas, bankieri është rrëzuar plotësisht, ndërsa autori e ndjek nga pas. Ai i afrohet vetëm disa centimetra larg trupit të shtrirë, ndërsa me pistoletën që e mbante në dorën e djathtë vazhdon ta qëllojë. Të shtënat vazhdojnë deri në orën 09:16:05, ku autori i veshur me të zeza, pasi ka kryer vrasjen, i drejtohet motorit që e priste, i cili ishte larguar pas automjetit të zotit Santo. Aty pranë shihet që një dëshmitar që ishte me biçikletë hutohet dhe autori i kalon shumë pranë.

HETIMET

Pistat – Prokuroria po heton tri pista. E para konfliktet e detyrës si bankier, e dyta për paratë e drogës dhe e treta për një ndërtim në Kosovë

Autorët – Dy autorët e arrestuar për këtë vrasje janë lënë të lirë nga gjykata. Policia dyshonte se dy kushërinjtë Gjozi ishin të paktën ekzekutorët

Veprimet e policit

Punonjësi i Policisë së Shtetit ka qenë i pranishëm në vendngjarje në momentin më kulmor të tij. Në orën 09:16:00, kur dhe mendohet se autorët filluan të qëllojnë, kamerat e sigurisë kanë filmuar edhe ardhjen e punonjësit të policisë. Ai ka ndaluar në kryqëzim, vetëm pak metra larg motorit dhe automjetit ku udhëtonte viktima. Katër sekonda më pas, punonjësi i policisë ka ndaluar totalisht motorin dhe kur pa që një prej autorëve e qëlloi Santon ka zbritur nga mjeti, pa bërë asnjë lëvizje. Autori kishte përfunduar punën dhe në momentin që po i drejtohej motorit, punonjësi i policisë është larguar me vrap, duke kaluar edhe rrugën, ndërsa motorin e la në kryqëzim. Më pas kamerat fiksojnë vetëm autorët, që hipin të dy në motor, ndërsa personi në sediljen e pasme i cili kishte kryer edhe vrasjen, drejton pistoletën nga vendi ku mund të ishte polici. Autorët, sipas hetimeve të mëvonshme, kanë kërcënuar dëshmitarët dhe vetë këtë punonjës policie “mos lëviz”, ndërsa në këtë filmim shihet që motori i tyre bën disa metra dhe ndalon, ndërsa sërish pistoleta ishte drejtuar nga punonjësi i policisë. Autorët largohen, ndërsa filmimet nuk tregojnë veprimet e mëvonshme të këtij efektivi të Policisë së Shtetit, i cili mësohet se ka qenë me armë në brez.

09:16:07

Në këtë kohë ishte kryer vrasja, por ajo që shihet është se shoferi i zotit Santo, që nuk zbriti nga automjeti, largohet nga vendngjarja, me drejtim të Librit Universitar. Nga ana tjetër, autori që qëlloi bankierin shkon te motori që ishte ndezur, në drejtimin e të cilit ka qenë një tjetër person, me skafandër në kokë. Autori sërish mban në kënd 90 gradë pistoletën dhe ua drejton kalimtarëve të rastit, ndërsa në momentin që shikon punonjësin e policisë, ia drejton armën atij. Me armë në duar dhe me të njëjtin kënd, ai hipën në sediljen e pasme të motorit, i cili bën rreth dy metra dhe ndalon për një çast, ndoshta për të ndaluar veprimet e punonjësit të policisë, i cili në këtë rast është larguar nga fushëpamja e kamerës së sigurisë që ka filmuar vrasjen, ndërsa sipas policisë, është fshehur pas një peme. Autorët drejtohen nga kryqëzimi i Librit Universitar me shpejtësi.

Rojet e objektit

Në fragmentet e fundit të filmimit që tregon detajet nga ekzekutimi i bankierit Artan Santo, shihet edhe roja i bankës, i cili fillimisht afrohet pranë vendit të ngjarjes. Ai qëndron për një moment pas një peme, dhe më pas, me shpejtësi fshihet te vendqëndrimi i tij, i cili ka qenë vetëm pak metra larg vendit ku u vra bankieri. Në momentin e largimit, ai ka bërë me shenjë që autorët u larguan në drejtim të Librit Universitar. Ndërkohë, pas largimit të autorëve, një tjetër roje i bankës ka dalë nga brenda godinës dhe është afruar te roja i parë, i cili bënte ndërkohë me shenjë nga ishin larguar autorët.

Hetimet e mëvonshme

Grupi hetimor i ngritur pas vrasjes së bankierit Artan Santo, mësohet se ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bankës ku punonte i ndjeri, të cilat kanë fiksuar momentin e ekzekutimit. Madje, hetuesit kanë analizuar edhe veprimet e disa punonjësve të Policisë së Shtetit, ku krahas atij të vendit të ngjarjes, janë parë veprimet edhe të disa efektivëve që kanë qenë në kryqëzime të veçanta si në Bulevard apo edhe te Libri Universitar. Asnjë prej tyre nuk ka vepruar për të parandaluar apo të paktën për arrestimin e këtyre autorëve, të cilët u larguan të qetë nga vendi i krimit. Verifikimet e mëvonshme kanë zbardhur se edhe disa efektivë policie që kontrollonin sallat operative nuk kanë qenë në detyrë në momentin që ndodhi vrasja, duke sjellë çakordim në ngritjen e postblloqeve, nga një anë që autorët mësohet se janë larguar nga Tirana. Të dhënat e fundit flasin se autorët mund të mos jenë larguar nga kryeqyteti, megjithëse disa efektivë policie kanë parë motorë të ngjashëm në afërsi të fshatit Bubq apo Fushë-Kuqe të Fushë-Krujës. s.ç

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button