Te ndryshme

Puna ku vartësit paguhen për të shkuar me pushime ( Foto )

Një punëdhënës që paguan më shumë vartësit e tij për të shkuar për pushime. Nuk është një ëndërr por sipas kompanisë kaliforniane “think Parallax”, është një investim për të stimuluar kreativitetin e punëtorëve.

Kështu shoqëria krijuese i paguan vartësit me 1500 dollarë më shumë, për tu mundësuar pushime në një vend ku nuk kanë qenë më parë. Në këmbim ata duhet të postojnë në sajt fotografitë e pushimeve dhe të tregojnë për udhëtimin, me imazhe mbresëlënëse ku mund të frymëzohesh nga ajo që të rrethon.

“Si agjenci krijuese që krijon publicitet dhe strategji marketigu, e dimë se detyra jonë është të stimulojmë imagjinatën e punonjësve. E dimë që ky investim do të ketë një impakt pozitiv si në punë por edhe jashtë saj”, shpjegojnë në sajt Jonathan dhe Guusje, dy titullarët e kompanisë.

Deri më tani janë katër punonjësit që kanë udhëtuar, Jonathan ka shkuar në Gjermani dhe Hollandë, Anna në Machu Piçhu, në Perù, Edison në Berlin dhe Maddie në Zelandën e Re.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button