roze

Pushime pasioni për Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico

gigibuffon5Puthje pasionante dhe një histori e saponisur dashurie, mes portierit italian Gigi Buffon dhe prezantueses Ilaria D’amico. Çifti është fotografuar duke kaluar pushimet në Greqi, në një ishull pak të fshehtë, por që sërish nuk i ka shpëtuar aparateve të paparacëve. Revista italiane “Chi” ka publikuar fotot.

Pas takimeve të shkurtra e të fshehta në orët e vona të natës dhe puthjeve klandestine, tashmë portieri dhe prezantuesja mund t’ia bëjnë të ditur mbarë botës dashurinë e tyre. Ata janë duke shijuar pushimet në një super jaht, ku kostoja ditore shkon në rreth 38 mijë euro.

Buffon, para pak kohësh i dha fund martesës së tij disa vjeçare me Alena Seredova-n, për të nisur historinë pasionante me prezantuesen Ilaria D’Amico.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button