Maqedonia

Qindra qytetarë dhe Angellov protestuan para RTVM-së

Qindra qytetarë e mbështetën protestën e Stojançe Angellovit para RTVM-së. Ata kërkuan që servili publik t’i publikojë bombat e opozitës, në të cilat flitet për korrupsion. Angellov kërkoi dorëheqjen e Qeverise dhe shpërndarjen e Kuvendit pasi nuk gëzojnë legjitimitet.

“Kërkojmë që vetëm një pjesë e këtyre bisedave të publikohen, që opinioni maqedonas të dëgjojë vetëm një pjesë të së vërtetës. Të vërtetën për Maqedoninë. Ne kërkojmë që këta njerëz të largohen, këta njerëz qeverisin falë fitores në zgjedhje jo të pastra, këta njerëz kanë shkaktuar tmerr zgjedhor. Ata nuk kanë legjitimitet, as Qeveria nuk ka, as Prokurori Publik, as kryeredaktori i televizionit. Të gjithë funksionarët e zgjedhur në Parlamentin e Maqedonisë, nuk kanë kurrfarë legjitimiteti zgjedhor. Për këtë shkak kërkojmë që Parlamenti menjëherë të lëshohet dhe të formohet Qeveri kalimtare ose teknike”, deklaroi Stojanço Angellov, Kryetar i “Dinjitetit”.

Kreu i Komunës Qendër Andrej Zhernovski tha para protestuesve se habitet me disa drejtues aktual të servisit publik, të cilët me vite kishin folur për lirinë e mediave.

“Ai që dikur punoi për liri në televizionin A1, sot është këtu dhe punon për RTVM, televizion ky i cili nuk punon për popullin por punon për Qeverinë. Ai vetëvendosi të jetë shërbëtor i këtij regjimi dhe dua që t’i them atij, ta vendos gishtin në kokë dhe të mendojë, ku do të shkojë nesër ai dhe njerëzit për rreth tij, kur përfundimisht do të largohen nga Qeveria”, u shpreh Andrej Zhernovski, Kryetar i Komunës Qendër.

Kreu i ‘Dinjitet’-it Angellov për ditën e hënë paralajmëroi protestë para prokurorisë.

Adrian Kerimi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button