Europa

Rajoy kërkon marrëveshje mes partive kundër korrupsionit

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy kërkoi sot që të gjitha partitë të bashkohen për të miratuar sa më shpejt masat kundër korrupsionit, shqetësimi kryesor i spanjollëve, pasi paraqiti një plan për luftën përsa i përket partive, funksionarëve të lartë dhe drejtësisë.

Mariano-Rajoy“Spanjollët kërkojnë një marrëveshje”, deklaroi Rajoy gjatë një fjalimi para Kongresit (Dhoma e Ulët), ku ai do të mbrojë personalisht tre reformat legjislative kundër korrupsionit.

Dje në mbrëmje, ministrja e Shëndetësisë, Ana Mato, një prej bashkëpunëtoreve më të afërta, kundërshtoi të jepte dorëheqjen në lidhje me një çështje korrupsioni.

Mato u përmend në një çështje, në rastin “Gurtel” duke i dhënë një goditje Partisë Popullore në pushtet (PP) dhe që mund të shkaktojë dërgimin e 43 personave, anëtarë të PP-së, para drejtësisë.

“Ajo që presin spanjollët, është që ne të marrim masa dhe t’i marrim së bashku”, shtoi ai.

Rajoy, erdhi në pushtet në fund të vitit 2011 dhe më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme legjislative, në vjeshtë të vitit 2015, nuk ka vendosur asnjë date limit për miratimin e këtyre masave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button