Qeveritare

Rama në Fier, për zyrën e re të punës: Po u kthejmë dinjitetin njerëzve

rama1-320x240Qeveria e kryesuar nga Edi Rama, vazhdon me hapjen e zyrave të reja të punës në çdo qytet të Shqipërisë. Sot kryeministri ka qenë në Fier, ku ka përuruar hapjen e re të kësaj zyre në këtë qytet.

Sipas Ramës, zyrat e punës, janë hapur me ndihmën e biznesmenëve dhe se nga buxheti i shtetit nuk ka dalë asnjë qindarkë.

“Janë 9 mijë vetë që janë punësuar nga 7 zyra pune. Këta persona vijnë nga të gjitha shkallët e arsimimit, nga profesioni i inxhinierit, deri te fasoneria. Ndërsa 4 mijë vetë janë në industrinë përpunuese. Është një ide e gabuar se afrohet vetëm punë krahu, – vijoi Rama. – Këtë duhet ta dinë të gjithë”.

Më pas Rama bën një bilanc të vogël mbi numrin e punë kërkuesve: “Në 300 ditë, ne kemi arritur të kemi më shumë se 43 mijë punonjës në librin e kontributeve, janë vende të reja dhe të formësuara. Me krijimin e vendeve të reja të punës, po u kthejmë dinjitetin njerëzve që jetojnë përmes punës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button