Qeveritare

Rama përuron pedonalen në Berat

Pamje-nga-qyteti-i-BeratitKryeministri Edi Rama përuroi sot pedonalen e qytetit të Beratit si dhe inspektoi rikonstruksionin e Urës së Goricës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ndodhet në Berat në kuadër të Programit Kombëtar “Rilindja e Qyteteve”. “Ura monument kulture duke dalë nga shtrati i llumit 20 vjeçar”, shkruan Kryeministri, ndërsa i cilëson këto projekte si transformim entuziasmues për qytetin.

Ne Berat per Programin Kombetar Rilindja e Qyteteve - Ura monument kulture duke dale nga shtrati i llumit 20 vjeçarGjatë këtij aktiviteti ai theksoi se ky është një premtim i mbajtur i fushatës së PS-së.

“Krenar pasi ky është vetëm fillimi. Në një vit kemi investuar më shumë se 10 vitet e fundit”, u shpreh Rama. Më tej ai theksoi se këto projekte çelin rrugë të reja për ekonominë. “Do punojmë të nxjerrim në pah thesaret e qytetit. Edhe në Berat nuk do të lejojmë ndërtime pa leje”, u shpreh kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button