Politika

Rama-Vuçiç, përballë njëri-tjetrit në një debat televiziv

Kryeministri Edi Rama dhe homologu serb Aleksandër Vuçiç do të jenë përballë njëri-tjetrit në një debat televiziv ne emisionin “Okruzenje”, më 27 gusht.
Mediat serbe raportojne se në fund të gushtit Rama e Vuçiç do të jenë së bashku në samitin e Vjenës të rrethuar edhe nga kryeministrat e tjerë të rajonit.

Emisioni “Okruzenje” ka konfirmuar ne portalin e vet online lajmin se dy kryeministrat do kene një përballje, e cila do regjistrohet në Vjenë gjatë samitit që synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin.

Këtë vit, vëmendje e veçantë do t’u jepet projekteve në fushën e energjisë, transportit, shkencës dhe arsimit, si dhe do të diskutohet nisma e vitit të kaluar për formimin e Unionit të të rinjve të Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button