Bota

Reportazh nga “Porta e xhihadit”, vendi ku mund të hyni me vetëm 10 dollarë

reportazh-nga-ldquo-porta-e-xhihadit-rdquo-vendi-ku-mund-t-euml-hyni-me-vet-euml-m-10-dollar-euml_2_hdËshtë një pjesë e kufirit turk ku shumë britanikë dhe jo vetëm, kalojnë kufirin nëpërmjet Sirisë dhe Irakut. Ajo është një rrugë e lehtë për tu kaluar ku rojet kufitare mund të mbyllin sytë për më pak se dhjetë dollarë amerikanë.

Kjo është e njëjta rrugë e përdorur nga treshja e Cardiff-it që ishte shfaqur në një video rekrutimi xhihadist, një reper, një haker kompjuteri dhe një student kolegji – të gjithë të cilët janë në qendër të hetimeve britanike pasi ata po “mburren” në Twitter para ndjekësve të tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas burimeve të sigurisë britanike, deri tani, rreth 1.000 britanikë janë bashkuar ekstremistëve të përhapur në territoret nëpër Siri dhe Irak – më shumë se dyfishi nga numri që pranon Qeveria.

Shqetësuese është se agjencitë e zbulimit besonin se numri i rekrutëve në Mbretërinë e Bashkuar që udhëtojnë nëpërmjet kësaj “porte” të hapur alarmante në Sirinë veriore është në rritje që nga krijimi vetëshpallur i një kalifati i cili shtrihet nga Siria në Irak.

Nuk është rastësi që pothuajse të gjithë të rinjtë britanikë të radikalizuar janë bashkuar duke kaluar këtë kufi të dobët, jo shumë të kontrolluar nga policia turke nëpër disa kalime malore dhe fushore, pa u konfrontuar nga forcat e sigurisë.

Rruga është quajtur tani “Xhihad Express” ose “Porta e Xhihadit”.

Dhe ç’është më e rëndësishmja, nëpërmjet këtij kufiri kanë kaluar deri në 250 luftëtarë të betejave të cilët mendohet të kenë kaluar edhe gjatë kthimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, duke përbërë një kërcënim të madh për ata që janë në Britani të Madhe dhe një dhimbje koke masive për shërbimet e sigurimit dhe policinë.

Të gjitha këto udhëtime lehtë të realizuara nga britanikët bëhen duke shfrytëzuar mundësinë e udhëtimit në Turqi, duke u thirrur si turistë britanikë që duan t’i kalojnë pushimet atje.

Ashtu si shumë nga luftëtarët, të tre shokët e shkollës së Cardiff – studenti Naser Muthana, 20, vëllai i tij Aseel, 17, dhe miku i tyre Reyaad Khan, 20 – thuhet të kenë shkuar me një fluturim turistik në Antalia, në Turqinë jugore, pasi kanë paguar për një qëndrim një-javor në një resort me pesë yje, transmeton Telegrafi.

Ata me sa duket u zhdukën në 07:00 të mëngjesit, një ditë pas vendosjes në hotel. Gjatë inspektimit të dhomës së tyre u zbuluan dy valixhe të braktisura dhe një makinë prerëse e mjekrës.

Një shofer taksie tha se kishin kërkuar vozitje deri në Konia, në lindje të Turqisë, pastaj kishin marrë një autobus. Një burim i hotelit tha se agjentët e MI6 shkuan për të marrë sendet e tyre të braktisura.

Të tjerët thjesht përdorin aeroportin e ri Hatay, i ndërtuar vetëm dhjetë kilometra nga kufiri sirian.

Sapo arrijnë në lindje të Turqisë, xhihadistët britanikë lidhen me shitësit dhe fillojnë të bëjnë “furnizimet” në dyqanet e pajisjeve ushtarake.

Në qytetin kufitar Reyhanli, pronari i dyqanit Abu Saleh tha se xhihadistët e Evropës blejnë thika të gjuetisë, pushkë snajper, dylbi dhe kamuflazhe shkretëtire.

Ai tha se një burrë me mjekër shpenzoi rreth 50 mijë dollarë dhe bleu një mijë “jelekë” për bartjen e plumbave dhe pajisjeve tjera.

Në Miray Hotel aty pranë, një autobus me 30 britanikë kohët e fundit ka qëndruar para rrugëtimit të tyre për në Siri, tha menaxheri.

Në një tjetër qytet në kufirin me “fuqi baroti”, Kilis, një trafikant i quajtur Ibrahim tha se ai dërgoi andej kufirit pesë britanikë të veshur në veshje afgane thjesht duke i dhënë ryshfet një roje kufitare me “më pak se dhjetë dollarë”.

DilyMail ka dëshmuar se sa i lehtë është kalimi. Në një rrugë që është një nga rrugët e lashta të kontrabandës të kalimit mbi kodrat në Siri, nuk ka asgjë, por mbeturinave dhe telat me gjemba që shënojnë kufirin.

Rruga të çon poshtë lumit Orontes, i cili përshkon luginën e plantacioneve të ullirit, dhe në anën tjetër është Siria.

Një kamion me ushtarë turq kalon aty pari. Ata kanë zënë një grumbull njerëzish të kontrabandistëve nga fshatrat lokale të cilët ishin zënë me kazanë të naftës dhe kuti ushqimit dhe të medikamenteve.


Në perëndim të diellit, xhihadistët shkojnë në Siri të njëjtën mënyrë, pa ndeshur ndonjëherë ndonjë zyrtar kufitar. Skena të ngjashme ndodhin në qindra pika të pakontrolluara përgjatë një kufiri malor që shtrihet në 560 milje.

“Kur ata kalojnë kufirin, ulen në gjunjë dhe qajnë”, tha një trafikant. “Ata besojnë se kjo tokë, Siria, është vendi ku gjykimi i Perëndisë do të ndodhë”.


Në mesin e atyre që e kanë bërë këtë është me sa duket edhe një “kardiokirurg britanik” i cili është duke udhëhequr një spital fushor të ISIS i ashtuquajtur ‘Abu Osama al-Brittani’.

Ahmed Al-Hatib, i cili u largua nga lufta civile për të jetuar në Turqi, ka thënë: “Unë u ktheva në Siri, sepse një nënë italiane më pagoi për të tërhequr trupin e djalit të saj të vdekur. Pranë Aleppo, kam takuar gjashtë luftëtarë britanikë dhe njëri prej tyre ishte ky mjeku britanik”.

Ai tha se “kirurgu” i tha atij se e kishte braktisur një punë ku paguhej rreth 120 mijë sterlina në vit dhe me ardhjen e tij, kishte blerë një super AK 47.

Mbajtja nën kontroll e fanatikëve është një luftë e vështirë për shërbimet e inteligjencës. I tillë është rrjeti i kontakteve dhe përdorimit të mediave sociale, gjë nga e cila rekrutët “mësohen” se si të largohen nga Britania.

Ata gjithmonë udhëtojnë për në Turqi nëpërmjet vendeve të tjera për të shmangur dyshimin në kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar dhe duke përdorur një shumëllojshmëri të metodave të udhëtimit, transmeton Telegrafi.

Menjëherë pasi akomodohen, ata vendosin kontakte të numrave të telefonave dhe email adresave, dhe brenda 48 orëve merren dhe dërgohen nëpërmjet kufijve tek kampet trajnuese të ISIS.

Në provincën Hatay në kufi me Sirinë, kryetari Celalettin Lekesiz hedh poshtë të gjitha “legjendat” për luftëtarët e huaj.

Por në një memo sekrete të rrjedhur ai shkroi për eprorët e tij, parë nga Mail, ku zbulon të vërtetën e turpshme se qindra luftëtarë janë duke kaluar pranë “hundës” së rojeve kufitare.

Memo e tij flet me tone të panikut dhe thotë se, më 15 mars të këtij viti, për shembull, 150 njerëz të armatosur tinëzisht kaluan kufirin duke qëndruar në Kent Hotel në Reyhanli.

Operacionet jozyrtare janë të vazhdueshme për të ndjekur militantët në zonën kufitare, por Turqia ka hezituar për të ndaluar këdo që të kaloj.

Për muaj të tërë ata kanë lejuar armë dhe furnizime të destinuara për opozitën e njohur siriane për të kaluar kufirin dhe qeveritë evropiane kanë qenë të frustruara që shumë pak është bërë për të ndaluar xhihadistët.

Një forcë e madhe e xhihadistëve është raportuar të jenë duke lëvizur drejt kufirit. Qëllimi i tyre është që të sigurojnë një portë të garantuar përmes kufirit 130 milje. Nëse kjo ndodh, kjo do të bëjë “Xhihad-in Express” edhe më të thjeshtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button