Moda

Rihanna nxjerr në treg linjën e re të parfumeve, Rogue Man

rihanna-nxjerr-n-euml-treg-linj-euml-n-e-re-t-euml-parfumeve-rogue-man_hdMbrëmë, Rihanna promovoi linjën e re të parfumeve “Rouge Man”, në Atlanta. Këngëtarja ndodhej aty për të kontrolluar personalisht mbarëvajtjen e hedhjes në treg tek Macy dhe për të takuar disa prej fansave të pranishëm.

26-vjeçarja për këtë event kishte veshur një veshje të zezë, e cila i nxirrte në pah format perfekte fizike. Flokët, të cilat i ka patur në ngjyra të ndryshme, i kishte lënë të zeza e të drejta.

Rogue Man, i cili është në formën e parfumit, xhelit të dushit dhe balsamit pas rrojës, vjen pas linjës Rogue për femrat, e cila u hodh në treg në 2013.

Në vitin 2011 këngëtarja ka prezantuar për të gjithë aromën e saj të parë për femra, të quajtur Reb’l Fleur, ndërsa kjo është linja e katërt që mban firmën e Rihanna-s, pas Reb’l Fleur, Rebelle dhe Nude.

Pritet të ketë shumë sukses duke qenë se edhe Rihanna është tepër e preferuar nga të gjithë, për paraqitjet e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button