Sporti

Rikthehet Superliga, 2015-a starton me Tirana-Apollonia

Pas më shumë se 1 muaj pushim, sfida Tirana-Apolonia rikthen emocionet e Superligës shqiptare, e cila këtë vit, falë rivalitetit mes skuadrave është bërë kampionati më i bukur i këtyre 20 viteve të fundit.

1422021409superliga-kthimiTirana, e përforcuar me 4 lojtarë në merkaton e janarit, ka një ndeshje të lehtë, të paktën në letër, pasi do të ndeshet me fierakët e vendit të fundit.

E shtuna do të rezervojë një tjetër ndeshje të rëndësishme, ajo mes Vllaznisë dhe Kukësit, e cila njihet ndryshe dhe si Derbi i Veriut.

Shkodranët e mbyllën 2014-n me statistika pozitive, 5 fitore dhe vetëm 1 humbje në 6 ndeshjet e fundit, ndërkohë që kuksianët e Artim Shaqirit e mbyllën si kampionë të dimrit.

Në të njetin orar me derbin verior, pra në orën 17:00, do të jetë dhe sfida mes Flamurtarit dhe Teutës, dy skuadra që do të kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë vitin 2015 dhe t’i largohen “zonës së ftohtë” të klasifikimit.

Sfida më interesante e së dielës do të jetë ajo mes Laçit dhe Partizanit, skuadër kjo që ka pretendime të qarta për titullin kampion. Skëndërbeu duket se do ta nisë me një ndeshje të lehtë vitin 2015.

Përballë korçarëve do të jetë ekipi i Elbasanit i cili ndan fundin e renditjes me Apolloninë dhe ka vetëm 3 fitore në 18 javë kampionat. Të gjitha sfidat e Superligës do të transmetohen si gjithmonë të shtunën dhe të dielën në kanalet e Supersport.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button