Kronika

Rimbursimi i TVSH-së, tri akuza ish-kreut të Tatimeve

Ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Tiranës do të përballet në Gjykatë me tri akuza në lidhje me skemën e abuzimit me rumbursimin e TVSH-së për 11 kompani “fantazmë” që kanë përfituar rreth 8 milionë euro nga buxheti i shtetit.

drejtoria-e-tatimeveProkuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në Gjykatë dosjen penale ndaj shtetasit Ismail Muça, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”.

I pandehuri i kësaj çështjeje, sipas Prokurorisë, ka qenë titullar i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Tiranë deri rreth një vit më parë. Hetimi për këtë rast ka nisur nga Prokuroria pas një kallëzimi të bërë një vit më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në skemën e abuzimit me rimbursimin e TVSH-së (dhënie parash mbrapsht për 11 kompani kineze të dala nga aktiviteti prej vitesh) sipas Prokurorisë janë përfshirë gjithsej nëntë ishzyrtarë të Tatimeve.

Ata janë hetuar në një proces, ndërsa dosja është ndarë në gjykim pasi për shtatë prej tyre nuk ka qenë e mundur të bëhej arrestimi, përfshi edhe të akuzuarin e dërguar së fundi për gjykim. Më 7 nëntor 2013, policia arriti të vinte në pranga vetëm dy nga nëntë të akuzuarit, ndërsa shtatë të tjerë arritën t’i shpëtojnë arrestimeve. Disa muaj më vonë, në polici u vetëdorëzuan edhe dy të akuzuar të tjerë…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button