Kronika

Ristani denoncon ndërtimin e Koço Kokëdhimës në Qeparo

Arben_Ristani1Partia Demokratike përmes deputetit të saj, Arben Ristani, denoncoi sot, ndërtimin e deputetit të PS-së, Koço Kokëdhma, në Qeparo.
Në një njoftim për shtyp të PD-së, thuhet se deputeti Arben Ristani, gjatë vizitës në Qeparo, duke dënuar këtë shkelje të ligjit, u shpreh se “qeveria po krijon pashallarë të rinj. Ky objekt është pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim me çdo rregull të urbanistikës, me çdo plan urbanistik,  vetëm 3 metra larg nga deti”.

“Kjo është një padrejtësi e madhe të cilën së bashku duhet ta luftojmë dhe t’ia heqim këto çibanë Shqipërisë”, theksoi Ristani duke shtuar se do të mundohemi patjetër të vendosim drejtësi në këtë vend.
Ndërsa Kryetari i PD-së, të Vlorës, Moisi Meminaj, tha se “denoncojme zaptimin e plazheve publike. Jemi këtu për të ngritur zërin e të gjithë atyre qytetarëve që u mohohet e drejta për të ndërtuar, si dhe për të denoncuar të gjitha aktet korruptive të kësaj maxhorance”

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button