roze

Robert Pattinson drejt martesës

Robert Pattinson ka vendosur të martohet me të dashurën e tij FKA Twigs. Sipas revistës ‘People’, aktori 28-vjeçar dhe këngëtarja janë të pandashëm dhe bashkëjetojnë në shtëpinë e protagonistit të ‘Twilight’.

1425461014pattinson-twigs“Ai dëshiron të martohet pasi është shumë më i qetë dhe i lumtur. Ata janë të pandashëm. Jetojnë në shtëpinë e tij”, tha burimi anonim.

Robert Pattinson dhe këngëtarja nisën të frekuentoheshin pas ndarjes së aktorit nga Kristen Stewart tre vite më parë.

Ndërkohë që Pattinson ka qëndruar i heshtur në lidhje me jetën e tij private, FKA Twigs ka pranuar se e ka të vështirë të përballojë presionin e famës së partnerit, por e duron për të qenë pranë njeriut që dashuron.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button