Kronika

Rrugët e përgjakura

Numri i aksidenteve në trafik vazhdon të jetë shqetësues për qytetarët kosovarë dhe autoritetet e rendit. Nga janari deri në fund të korrikut, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 84 aksidente fatale nga të cilat jetën kanë humbur 96 qytetarë. Aksidentet fatale kanë shënuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (2013) ku kanë ndodhur 75 aksidente fatale prej të cilave kanë vdekur 82 persona.

aksident
Të dhënat e policisë rrugore përveç aksidenteve fatale flasin edhe për një numër të konsiderueshëm të të lënduarve në rrugë. Vetëm këtë vit lëndime të ndryshme trupore në aksidente kanë marrë 4 678 persona. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për gazetën Tribuna se, Policia me qellim të ngritjes se nivelit të sigurisë në trafik, ka ndërmarrë masa shtesë për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.

“Në maj të këtij vitit Policia e Kosovës ka filluar implementimin e planit policor të quajtur “Java e Sigurisë” në komunikacionin rrugor me zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit, plan ky i cili vazhdon edhe më tutje”, ka thënë Kelani.Sipas tij, ky angazhim i pandërprerë i policisë, në gjithë territorin e sajë, ka të vetmin qëllim, ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, ruajtjen e jetës së qytetarëve si pjesëmarrës në trafik, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button