Kronika

Rrugët e Shkodrës “çlirohen” nga flamujt e partive

Pas një gare mes dy partive kryesore PS dhe PD në Shkodër se kush vendos më shumë flamuj në rrugët e qytetit, sot, pas një marrëveshjeje, dy partitë kanë nisur të “çlirojnë” rrugët nga flamujt.

Heqja e flamujve është përqendruar kryesisht në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, të cilat kanë qenë dhe më shumë të ngarkuara me flamuj.

Kjo vendosje masive flamujsh nuk ishte parë asnjëherë më parë në qytetin e Shkodrës dhe për këtë arsye pati reagim nga ana e qytetarëve.

Ndërkohë, burime nga dy partitë bëjnë të ditur se heqja e flamujve do të vazhdojë përgjatë dy ditëve dhe do të shikohet mundësia e vendosjes me marrëveshje në zona të caktuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button