Rajoni

Samaras përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

antonis-samarasKryeministri grek, Antonis Samaras përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në vend, pas një takimi me deputetë të partisë konservatore greke ”Demokracia e re”, në mjediset e parlamentit, menjëherë pas përfundimit të një veprimtarie në kujtim të 40-vjetorit të rivendosjes së demokracisë në vendin e vogël ballkanik. ”Vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për çështjen e zgjedhjes së presidentit të republikës”, deklaroi Samaras. Në të njëjtën kohë, Samaras dëgjoi me vëmendje kërkesat e deputetëve për bashkëpunim më të ngushtë me ministrat, me qëllim zgjidhjen e problemeve që preokupojnë zonat e tyre zgjedhore. Ishin të shumtë deputetët që e pyetën kryeministrin. ”A besoni se presidenti i republikës do të zgjidhet nga parlamenti aktual?”, ishte pyetje e njerit prej deputetëve. ”Unë kështu besoj”, u përgjigj kryeministri Samaras.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button