Rajoni

SDSM-ja kallëzim penal kundër Gruevskit për përgjimet ilegale

Opozita maqedonase depozitoi sot një kallëzim penal kundër kryeministrit të vendit, Nikola Gruevski si edhe kundër disa zyrtarëve të nivelit të lartë, duke thënë se Gruevski ka abuzuar me detyrën, njoftoi partia opozitare Bashkimi Sociademokrat (SDSM).

gruevskiDje, Zoran Zajev akuzoi sërish kryeministrin konservator, Nikolla Gruevski për dhënien e urdhërit për interceptime ilegale për mijëra persona në të gjithë vendin, përfshirë anëtarë të qeverisë.

Gjatë një konference shtypi në Shkup, Zajev paraqiti pjesë përgjimesh që kishin lidhje me ministrin e Financave, Zoran Stavreski dhe me ministren e Brendshme, Gordana Jankulovska.

“Fundi i këtij regjimi është afër”, theksoi Zajev, i cili akuzon Gruevskin se ka përgjuar ilegalisht më shumë se 20 mijë persona, përfshirë politikanë, gazetarë, gjykatës, policë, diplomatë të huaj dhe liderë fetarë.

Gruevski ka hedhur poshtë akuzat dhe ka deklaruar se Zajevi po ndërmerr një veprim antikushtetues

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button