Te ndryshme

“Sërish nga e para”, rikthimi i pakompromis i “Charlie Hebdo”

Media & Politikë

“Charlie Hebdo” ndodhet para një fillimi të ri. Këtë të mërkurë, shtatë javë pas sulmeve terroriste mbi redaksinë që shkaktuan 12 të vrarë, po vjen më në fund një ekzemplar “normal” i numrave të saj. Si duket ai në sytë e karikaturistit Luz?

1095980_cest-reparti-pour-charlie-hebdo-web-tete-0204177831210“Charlie Hebdo” ndodhet para një fillimi të ri. Shtatë javë pas sulmit terrorist mbi redaksinë e satirikes pariziene, një numër i ri duket se po pret të gjejë rrugën drejt tregut. Megjithatë, akoma nuk po shihet ndonjë gjurmë normaliteti.

Si po ecën satirikja pas një kasaphane gjakësore të ndodhur në ambientet e veta? “E pakompromis”, njofton anëtari i redaksisë, Patrick Pelloux. Të mbijetuarit e “Charlie Hebdo” kanë bërë gati për të hedhur në treg një numër të ri të revistës satirike.

Këtë të mërkurë, shtatë javë pas sulmeve terroriste mbi redaksinë që shkaktuan 12 të vrarë, po vjen më në fund një ekzemplar “normal” i numrave të saj.

Rikthim te kritika “gazmore”

“Charlie po nis punën e vet, përkundër gjithë budallallëkut që na rrethon, kundër Frontit Nacional”, tha Rénald Luzier, që boton karikatura nën emrin Luz për gazetën “Libération”, duke pasur parasysh partinë – që tashmë po njeh një forcim të konsiderueshëm – të ekstremit të djathtë francez. Prej Luz-it është bërë edhe kopertina. Mesazhi i tij gjendet edhe në krye të revistës: “Sërish nga e para” titullohet.

Karikatura tregon një tufë me qen me fytyrat e shefes së Frontit Nacional, Marine Le Pen, ish-presidentin Nicolas Sarkozy, një islamist të armatosur apo të Papa Françeskut, të cilët të gjithë i hakërrehen një koneje të vogël plot zemërim.

Përzierja e një qenushi me një kavie që leh me një numër të revistës “Charlie Hebdo” në gojë. “Unë doja që gjatë skicimit të karikaturës të kthehesha sërish mbrapsht në kritikën gazmore të “Charlie Hebdo”, e interpreton Luz karikaturën e tij në kanalin TV “France Info”.

“Charlie Hebdo” shkroi historinë

Numri i parë i revistës pas sulmeve terroriste ishte si një lloj thirrjeje masive. Shtatë ditë pas sulmit të përgjakshëm të dy islamistëve, të mbijetuarit prodhuan një numër të ri, që në çdo aspekt po shkruante historinë.

Radhë të gjata para kioskave, e shitur dhe e rishitur disa herë, e kërkuar në mbarë botën: thuajse në tetë milionë kopje u shtyp revista në fjalë që përmbante gjithashtu karikaturën e njohur të Luz-it që paraqiste sërish një Muhamed që qante ndërsa mbante në duar një tabelë ku shkruhej: “Unë jam Charlie”.

Më pas pati protesta të përgjakshme në pjesë të caktuara të botës islame, me pretendimin se profeti i tyre nuk duhej nxjerrë në skica e karikatura. Redaksia e “Charlie Hebdo” vijon të kërcënohet e me sulmin e Kopenhagës rreziku sërish u duk evident. “Ishte si një goditje në fytyrë”, e përshkroi Luz ndikimin e saj.

Një numër i pakompromis

Terroristët e Parisit ia dolën në mënyrë paradoksale që ta nxirrnin nga këneta financiare ku ishte zhytur revistën e ta bënin numrin një  për një moment: vala e solidaritetit pas serisë së sulmeve me gjithsej 17 të vdekur, i solli nga ana tjetër “Charlie Hebdo”-së rreth 30 milionë euro në konto, përveç disa “bonuseve” të tjera.

Numri i abonentëve u rrit me më shumë se 200.000. Për një moment, kërkesat për abonime të reja nuk mund të përballoheshin dot. Nga tirazhi i mëparshëm prej 60 000 kopjesh, u shitën vetëm në një ditë 30 000 kopje. Revista e re u shtyp fillimisht në 2,5 milionë kopje.

Bashkëpunëtori i revistës, Pelloux, shkroi në Twitter për vendimin e redaksisë për numrin e ri, duke theksuar se revista tashmë gjendej “në një atmosferë shumë të mirë”: “Ky do të jetë një numër i shkëlqyer e i pakompromis”. Më parë Pelloux kishte përshkruar në kanalin TV “France 5” se me gjithë trishtimin: “Gazeta duhet të bëjë përpara, sikurse dhe çdo gjë tjetër në vend, pasi jeta vazhdon”.

Distrikti i njëmbëdhjetë i Parisit

Redaksia nuk mund të tërhiqet e të rrijë në qoshe: “Kjo është një revistë satirike që është humoristike, e ne duhet të qeshim për gjërat që na ndodhin përditë”.

Rrugët drejt redaksisë së moçme i ngjajnë gjithnjë e më shumë një deti me qirinj, tabela e lulesh. Ka shumë lapsa, simbole të rezistencës paqësore e të vazhdueshme kundër bandave vrastare. Edhe sot shumë njerëz vijnë te rruga e vogël në distriktin e njëmbëdhjetë të Parisit ku ndodhi masakra, për të kujtuar atë ditë.

Numri i ri i revistës u prodhua sërish në ambientet e “Libération”. Për momentin nuk ka një vend për pushim. Redaksia po kërkon akoma vendin e vet në të ardhmen.

Marrë nga “Huffington Post”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button