roze

Sharone Stone, 57 vjeç dhe në formë të shkëlqyer

Sharone Stone mbushi 57 vjeç më 10 mars dhe pavarësisht moshës së thyer, ajo është në formë të shkëlqyer. Ka një fytyrë të ndritshme, pa rudha dhë këmbë të cilat do t’i kishin zili edhe 30-vjeçaret.
1427799083stone-okAjo ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër rrymës dhe jo vetëm që nuk fshihet, por as nuk u trembet paragjykimeve apo kritikave.

Janë të pakëta aktoret që kanë pasur kurajon të rrëfejnë trajtimet estetike të cilave u janë nënshtruar dhe më pas pendesën. Po ajo? Ajo bën të kundërtën.

Stone është diva e parë me famë botërore e Hollivudit që shfaqet si imazhi i një fushate globale për një kompani dermatologjike, që synon të përmirësojë reputacionin në këtë drejtim.

Është hera e parë që një aktore e nivelit të saj angazhohet në një fushatë për të treguar se me ndërhyrjet kirurgjike mund të arrihen edhe rezultate natyrale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button