Amerika

SHBA, pritje në Shtëpinë e Bardhë për shpikësit e rinj

Presidenti i ShBA-së, Barak Obama, ishte nikoqiri i panairit të shkencës. Ai në Shtëpinë e Bardhë priti qindra nxënës të grupmoshave të ndryshme prej 30 vendeve. I inkurajoi të rinjtë që të vazhdojnë të hulumtojnë dhe të krijojnë inovacione. Mes nxënësve ishin edhe disa vajza të veshura në kostume të super-heronjve.

“As një i ri në Amerikë nuk duhet ta lëshojë mundësinë që të jetë pjesë e këtyre fushave. Para pesë viteve e nisëm fushatën – Mësoni për të shpikur – për t’u ndihmuar më shumë studentëve që ta hulumtojnë shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën. Sot jam i kënaqur që po njoftoj se do të ndahen 240 milionë dollarë për formimin e bizneseve të reja, për shkolla dhe fondacione të reja të cilat do t’u ndihmojnë fëmijëve për t’u edukuar në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës”, deklaroi Barak Obama, presidenti i ShBA-së.

Në fjalimin e tij, Obama tha se shpikësit e rinj posedojnë diçka prej të cilës të gjithë mund të mësojmë. Fëmijët për shpikjet e tyre përdornin lego kube, ndërsa një nxënës në karrocë bëri inovacion i cili do t’u ndihmojë të paralizuarve.  Bojana Simonoviq

Related Articles

Nje koment

  1. Ku jane qeverite e Shqiperise per kete pune inkurajuese ndaj te rinjve te talentuar ne atdhe,qe mos i lagrohen atdheut,por te nxiten per shpikje,racionalizime,progres ne c’do fushe te jetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button