Kronika

Shembja e dheut në Ibë, Haxhinasto: Rruga hapet pasdite, por me kufizime

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka inspektuar sot punimet në Ibë për zhbllokimin e aksit të vjetër kombëtar Tiranë-Elbasan, i bllokuar prej një jave nga rrëshqitja masive e të gjithë shpatit kodrinor, 50 metra mbi rrugën e vjetër kombëtare Tiranë – Elbasan në kilometrin e 18-ë.

14185551551418472073rrugadherat-tr-elMinistri ka siguruar se për këtë situatë ka një angazhim të madh të të gjitha strukturave, ndërsa premtoi hapjen e rrugës që nga pasditja e sotme, por me kufizime.
“Është një sfidë heqja e masivit të dheut. Ka angazhim të plotë të të gjitha strukturave. Sot pasdite rruga do të hapet me kufizime”, deklaroi ai nga fshati Ibë.

RRËSHQITJA MASIVE
Dheu dhe gurët e shkëputur, kanë arritur të dëmtojë bordurat mbajtëse të betonit përgjatë trasesë së autostradës, si dhe ka shkatërruar objektet e banesat buzë rrugës së vjetër dhe po kështu rrezikon në çdo çast të marrë përpara shtëpitë e tjera, tashmë të boshatisura.

Si pasojë e kësaj rrëshqitje qarkullimi i automjeteve nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas, mundësohet vetëm përmes rrugës që kalon nga Rrogozhina.

30 familje që rrezikohen, janë evakuar me vendim të komunës, e cila ka ofruar edhe disa ambiente publike për strehimin e tyre. Banorët ankohen se nuk iu është ofruar asnjë mbështetje nga shteti dhe as nga firma greke “Aktor”, që po ndërton autostradën, duke e akuzuar këtë të fundit si shkaktare të situatës së rëndë, duke kryer pa kriter dhjetra shpërthime me eksploziv, për hapjen e trasesë së re.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button